Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbëri Nagavci ka thënë se nesër zyrtarisht do të fillojë viti i ri shkollor 2022-2023.
Nagavci në një konferencë për media, ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.
Ministrja e Arsimit ka thënë se tashmë janë shpërndarë të gjitha tekstet shkollore, duke theksuar se vetëm tekstet e klasës së pestë janë në proces dhe së shpejti do të jenë në duart e nxënësve.
Ajo tutje u ka kërkuar punëtorëve të arsimit që të mos mbajnë grevë.
Por, SBASHK-u ka paralajmëruar se punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe procesi i vitit shkollor nuk do të fillojë më 1 shtator. Sipas SBASHK-ut, greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është ndarja e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e Ligjit për paga./21Media

Back to top button