Nagavci: Rasti kriminal në Gllogjan na ka tronditur të gjithëve
Nxënësit të plagosur nga të shtënat me armë që ndodhi mbrëmjen e së premtes tashmë i është hequr plumbi nga trupi.
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në reanimacion, kështu bëri të ditur për medie drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.
Dreshaj në konferencën për medie bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Ngavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku.
“Ne aspo dolëm nga salla e operacionit për të plagosurin. Gëzhoja e mbetur u nxor me sukses tani është në fazën e reanimacionit”, tregoi Dreshaj.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar të plagosurin i cili u operua në Spitalin e Pejës. Pas kësaj vizite, Nagavci tha se sulmi që ndodhi në Gllogjan të Deçanit është një akt kriminal
“Sot është një natë e rëndë, një trishtim e dhimbje e madhe për të gjithë qytetarë e Kosovës dhe jo vetëm. Rasti kriminal na ka tronditur të gjithëve, dy nga viktimave kanë qenë nxënës, njëra maturante në shkollë të mjekësisë dhe tjetri në maturant në shkollën e ekonomisë ën Gjakovë kanë qenë në autobus në linjën e fundit duke u kthyer në shtëpitë e tyre. I plagosuri tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore. Dhe organet e rendit janë duke bërë përpjekjet maksimale dhe janë duke u angazhuar që kriminelin ta zënë sa më parë dhe ta vendosin para drejtësisë, urojmë që të jetë rasti i fundit i tillë[…] do të angazhohemi si qeveri dhe institucionet e republikës që sa më parë krimineli të vihet para drejtësisë dhe të mos kemi raste të tilla”, tregoi Nagavci.
Ndërsa, deputetja nga Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se vështirë gjendet fjalët ngushëlluese për familjet e viktimave.
“E vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese sonte për familjet e tyre që humbën më të dashurit e tyre ajo që pak sëpaku na ngushëllon është se nxënësi që është i plagosur dhe është i shtirë është në gjende të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Kollçaku.
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur nga sulmi me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.