Nagavci: Shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen, e të fundit që mbyllen
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që nxënësit të kthehen në shkolla.
Nëpërmjet një mesazhi drejtuar nxënësve dhe mësimdhënësve, Nagavci iu ka bërë thirrje atyre që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19.
“Mësimdhënës dhe prindër të nderuar, është shumë e rëndësishme bashkëpunimi në mes të gjithë neve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Është e rëndësishme po ashtu, që të gjithë ne të jemi të vaksinuar. Përqindja e vaksinimit në mesin tonë duhet të jetë 100 për qind. Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla, prandaj edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, ka thënë ministrja e Arsimit./21Media