Mësohet data e lansimit të “Fantastic Beasts 3”

 
Studioja filmike Warner Bros do të kthehet në ekran me botën e magjive më herët se që kishte planifikuar. Filmi i ri “Fantastic Beasts 3”, që u pagëzua “The Secrets of Dumbledore”,  do të shfaqet në kinema me 15 prill 2022.
Më parë, ky film ishte planifikuar të lansohej me 15 korrik të vitit të ardhshëm, por Warnes Bros vendosi që atë ta shfaqë më herët.
Tregimi me pak fjalë në filmin e tretë “Fantastic Beasts” është ky: “Profesori Albus Dumbledore e di se magjistari i magjive të zeza, Gellert Grindelwald do të pushtojë botën e magjive.
Në pamundësi për ta ndaluar vetë, këtë mision ia beson magjiologut Newt Scamander, të cilin e drejton me ekipin e magjistarëve, të shtrigave dhe të personazhit Muggle të guximshëm. Ata gjatë rrugës takohen me bisha të reja e të vjetra,  si dhe përballen me legjionin e përkrahësve të Grindelwald”.
Regjinë e tij e ka bërë David Yates, i cili ka bërë edhe regjinë e katër filmave të fundit të Harry Potter.
Ngjarja në filmin “The Secrets of Dumbledore” zhvillohet disa dekada para aventurave në filmat e Harry Potter.
Filmi i tretë “Fantastic Beasts” mbushi titujt e gazetave në nëntorin e vitit të kaluar, kur aktori Johnny Depp u largua nga filmi, ku më parë është paraqitur me rolin emagjistarit Gellert Grindelwald. Warner Bros kërkoi nga ai që të largohej për shkak të akuzave nga gruaja e tij për dhunë në familje.
Tani, aktorin Depp e zëvendëson Mads Mikkelsen.
Në radhë të aktorëve të cillt do të paraqiten me role në këtë film janë edhe: Katherine Waterston, Alison Sudol, Ezra Miller, Dan Fogler dhe Jessica Williams.
Skenarët e dy filmave të parë: atij të vitit 2016 “Fantastic Beasts and Where to Find Them” dhe atij të vitit 2018, “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, i ka bërë autorja tashmë e famshme J. K. Rowling.
E skenarin e filmit të tretë, Rowling e shkroi në bashkëpunim me Steve Kloves, i cili ka punuar në shumë prej filmave origjinal të Harry Potter./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=eOlV7SoQCH4

Back to top button