Nagip Krasniqi lirohet nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

Nagip Krasniqi është liruar nga detyra e ish-kryeshefin ekzekutiv Nagip Krasniqi. Vendimi është marrë sot ( e mërkurë)  nga Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.(KEK)

KEK njofton se se shumë shpejt do të iniciohen procedura për shpalljen e konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kësaj korporate.

Krasniqi është arrestuar në prill të vitit të kaluar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”. Derisa në shtator ishte liruar nga paraburgimi por iu është ndaluar që t’i afrohet objektit të KEK-ut në 50 metra./21Media

Back to top button