Fetarët kritikojnë Regjistrimin e Popullsisë

Në emisionin Echo, u hodh dilema se formati i deklarimit të fesë në Regjistrimin e Popullsisë mund të jetë paralajmërim për ndryshim të bindjes së shtetit për numrin e Komuniteteve Fetare të pranuara në Ligj.

Paneli i përbërë nga përfaqësues të katër komuniteteve fetare, Kishës Katolike, Bashkësisë së Tarikateve, Kishës Protestante dhe Komunitetit Bektashian, në kuadër të emisionit Echo, ngriti vërejtje ndaj Agjencisë së Statistikave të Kosovës për eliminim të qëllimshëm të opsioneve për deklarim të besimit fetar në formularin e Regjistrimit të Popullsisë.

Në emision u paraqit direkt Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, i cili tha se ky proces nuk mund t’i akomodojë të gjitha kërkesat. Ndaj kësaj deklarate dhanë vërejtje përfaqësuesit e besimeve fetare, të cilët madje paraqitn shembuj se si do të mund të ishte rregulluar fare lehtë kjo çështje.

Në kuadër të këtij emisioni u diskutua për Projektligjin për Liritë Fetare, të cilin Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend gjatë vitit 2023, e i cili parasheh që të njihen shtatë komunitete fetare. U hodh dilema se Qeveria mund të ndryshojë bindje dhe të përcaktohet që të njohë vetëm tre komunitete fetare, duke diskriminuar të tjerët. U dhanë arsye se pse problemet aktuale e kanë origjinën në ish-Jugosllavi, dhe pse do të duhet të merrej shembulli i Shqipërisë në rregullimin e çështjeve të Lirive Fetare.

Ky emision ku shpërfaqen përshtypjet dhe kërkesat e komuniteteve fetare të Kosovës ndaj procesit të Regjistrimit të Popullsisë dhe dilemave në lidhje me Projektligjin për Liritë Fetare, transmetohet në RTV21 të premten nga ora 22:30./21Media

 

Back to top button