Namani: Shiritin e kapitenit ia dhurova Musollit por assesi nuk e kam gjuajtur

Zëvendësi-kapiteni i Llapit, Lum Namani ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, lidhur me një rast në ndeshjen e sotme të skuadrës së tij kundër Phoenix.

Namani kërkoi të zëvendësohej gjatë ndeshjes së sotme, dhe i gjithë fokusi ishte tek ai moment, kur ai i dhuroi shiritin e kapitenit Musollit.

Në një video që po qarkullon në media, Namani dukej sikur e gjuajti shiritin e kapitenit në shenjë nervozizmi, por që këtë gjë tani e ka sqaruar vetëm zëvendës-kapiteni i Llapit.

“Sapo e pash një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në ndeshjen e sotme për Kupë kisha ngarkesë dhe nuk po mund ta vazhdoja ndeshjen, pastaj kërkova ndërrim nga shtabi teknik. Isha shumë i mllefosur në vetveten time sepse doja të luaja ende dhe t’i ndihmoja ekipit e në momentin e zëvendësimit duke dalë nga fusha, shiritin e kapitenit ia kam dhuruar Musollit por assesi nuk e kam gjuajtur”, shkroi Namani.

Më tej, Namani shpreson se askush nuk ndjehet keq nga pamjet që po qarkullojnë në media, sepse ato nuk janë të vërteta.

“Shpresoj që askush të mos ndjehet keq nga pamjet e publikuara sepse realiteti nuk qëndron ashtu siç është komentuar nga njerëz të caktuar”, shkroi më tej Namani.

Postimin e plotë Namanit në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Back to top button