Napoli i interesuar në Januzajn
Skuadra italiane Napoli ka shprehur interesim në sulmuesin anësorë të Real Sociedadit Adnan Januzaj, raporton “Calcio Mercato”.
Januzaj spekulohet të jetë si opsion për zëvendësimin e Lorenzo Insignes, kontrata e të cilit do të skadojë në verën e ardhshme.
Në anën tjetër, kontrata aktuale e Januzajt me Real Sociedadin përfundon po ashtu në verën e ardhshme, dhe tani spekulohet se aventura e radhës e tij mund të jetë në Serie A me Napolin.
Këtë sezon, belgu me prejardhje kosovare Januzaj ka arritur të bëjë 17 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Real Sociedadit, duke regjistruar vetëm dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.