Kaloni te përmbajtja kryesore

Napoli interesohet për Zhegrovën

Napoli është skuadra e radhës e interesuar për shërbimet e super yllit, Edon Zhegrova.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në Francë dhe ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Ndërsa i fundit është Napoli, skuadër në të cilën luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Siç raportohet napolitanët kanë kontaktuar Lille për situatën e Zhegrovës.

Por, Lille nuk janë të hapur për të lënë të lirë në janar, pasi që duan ta mbajnë të paktën deri në fund të sezonit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button