Napoli kërkon kualifikimin tutje ndaj Ajaxit, mungon Amir Rrahmani

Me një fitore eventuale ndaj Ajaxit sonte, Napoli do ta siguronte kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, skuadra italiane përballet me atë holandeze si lider i grupit A me nëntë pikë, tre më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth një muaj.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 18:45:
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Kim, Juan Jesus, Olivera; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Ajax: Pasveer, Timber, Bassey, Alvarez, Bergwijn, Taylor, Blind, Sanchez, Kudus, Berghus.

Back to top button