Hoti falënderon Ramën për fjalimin në Këshillin e Evropës: Shqipëria mbetet zëri ynë

Deputeti i Lidhjes Demokratike Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës lidhur me miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit ish-senatorit Dick Marty për trafikim të organeve gjatë luftës në Kosovë.
Hoti vlerëson së Shqipëria mbetet zëri i shtetit tonë, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri ynë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Back to top button