Napoli kërkon vendin e parë në grupin C, Rrahmani pritet të luajë startues

 
Rrethi i katërt i Ligës së Evropës sjellë ndeshje shumë interesante dhe njëra nga sfidat më interesante do të jetë edhe ajo e grupit C ku do të ballafaqohen Legia Varshava dhe Napoli.
Legia momentalisht është në vendin e parë në këtë grup me gjashtë pikë, e ndjekur nga Napoli me katër pikë.
Në fakt, ishte Napoli skuadra që ia shkaktoi humbjen e parë Legias në këtë grup dy javë më parë, dhe synon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sot në mënyrë që të ngjitet në vendin e parë në grupin C.
Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani pritet që të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje pasi është bërë i paprekshëm në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.
Këto janë formacionet e mundshme:
Legia Warsaw: Miszta; Wieteska, Jedrzejczyk, Mladenovic; Johansson, Josue, Kharatin, Luquinhas, Guimaraes; Muci; Emerli.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Demme, Anguissa, Elmas; Insigne, Mertens, Politano.

Back to top button