Akuzohet një burrë për rrëmbimin e 4-vjeçares

Një burrë australian është akuzuar për rrëmbimin e 4-vjeçares Cleo Smith, e cila u shpëtua pasi u zhduk për 18 ditë.
Terence Darrell Kelly u paraqit në gjykatë në qytetin Carnarvon, i akuzuar për marrjen ose joshjen e një fëmije nën 16 vjeç, transmeton rtv21.tv.
Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë Carnarvon më 16 tetor, duke shkaktuar një kërkim masiv.
Policia në orët e para të së mërkurës e gjeti vajzën në një shtëpi./21Media

Back to top button