Napoli-Milan, formacionet zyrtare të sfidës së zjarrtë

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Diego Armando Maradona” do të jetë nikoqir i super derbit italian mes Napolit dhe Milanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në takimin e parë që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, Milani regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0 falë golit të Ismael Bennacer.

Diferenca prej vetëm një goli tregon se ndeshja e sotme do të jetë tejet e zjarrtë dhe se gjithçka do të jetë e hapur sa i përket çështjes së skuadrës që siguron biletën drejt gjysmëfinales.

Të dy skuadrat në ndeshjen e fundit në kampionatin italian arkëtuan vetëm nga një pikë, ku Napoli barazoi pa gola me Veronan, kurse Milani barazoi 1:1 me Bolognan.

Fakt interesant është që Napoli është eliminuar nga 10 ndeshjet e fundit të fazave eliminatore pasi që ka pësuar humbje në ndeshjen e parë.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.

Milan: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Krunic, Tonali; Brahim Diaz, Bennacer, Leao; Giroud.

Back to top button