​Napoli mposht Juventusin në sekondat e fundit të ndeshjes

Napoli ka marrë një fitore të jashtëzakonshme duke e mposhtur Juventusin me rezultat 1-0, në derbin kryesor të xhiros së 31-të në Serie-A që u zhvillua në stadiumin “Allianz” të Torinos.

Napoli që është kandidati kryesor për titullin kampion ka bërë kështu një tjetër hap gjigant drejt kurorëzimit me titullin e kampionit në Itali.

Heroi i skuadrës Luciano Spallettit ishte Raspadori që realizoi gol të bukur në minutat shtesë të këtij ballafaqimi.

Me këtë fitore, Napoli i blindon vendin e parë me 78 pikë, 17 më shumë se Lazio e vendit të dytë.

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani luajti vetëm dy minutat e fundit të kësaj sfide pas rikthimit nga lëndimi.

Back to top button