NASA trajnon katër vullnetarë për qëndrim në Mars

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Gjithësisë (NASA) është duke trajnuar katër persona për të jetuar në Mars. Dërgimi i njerëzve në planetin Mars megjithatë nuk është diçka e re. Ky plan është pjesë e agjencisë amerikane të Gjithësisë, ku të katër astronautët do të dërgohen atje për të eksploruar.

NASA ka dërguar atje satelitë, tokëzues të quajtur InSight, që është i disajnuar për të kontrolluar në Planetin e Kuq, dhe një robot që do të mundësojë sigurimin e imazheve.

Të katër vullnetarët janë pjesë e një misioni një vjeçar. Ata janë duke qëndruar në një ambient ku stimulohen kushte si në Gjithësi, për tu përgaitur për qëndrim në Planetin e Kuq ku do të shkojnë së shpejti.

Të katër vullnetarët do të nisen për në Mars në qershor 2023. Atje do të kenë kuzhinë, pjesë për kreativitet, si për fitnes, për punë, për rritje të të lashtave, e po ashtu një pjesë për punë teknike dhe dy banjo.

Gjatë qëndrimit atje, ekipi i tyre do të bëjnë aktivitete të ndryshme, si ecje në hapësirë, operime me robot, mirëmbajtje të ambientit, higjenë personale, ushtrime fizike dhe do të kujdesen edhe për rritje të të lashtave.

Ata do të kujdesen edhe për helikopterin në formë droni, dhe për robotin endacak.

Sa i përket NASA-s, ajo ka planifikuar tri misione të tilla në Mars. Misionet tjera janë planifikuar për vitet 2025 e 2026./21Media

Back to top button