Naser Rafuna i ka disa fjalë për Vedat Bajramin

Aktori Vedat Bajrami me rastin e 14 vjetorit të pavarsisë së Kosovës, ka publikuar një skeç përmes të cilit ka kujtuar komandantët Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Lidhur me videon ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ku videon e Bajramit e quan skandal dhe se nuk kishte aspak art humor.
Portali rtv21.tv ka tentuar të kontaktojë me Vedat Bajramin rreth këtij reagimi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Reagime ka pasur edhe nga personat e tjerë. Por, në mbrojtje Vedatit i ka dalur aktori i njohur, Naser Rafuna. Sipas tij, është detyra e tij me këtë emocione.
“Vedat Bajrami, aktori dhe humoristi ynë i madh, pa marrë parasysh atë që duan të zgjojnë… përkrahin satirën e humorit. Tek e,përderisa “teprohet” me humor ndaj Mbretëreshës Elizabet e edhe Presidentit Amerikan, çka kemi ne, mos jemi të Demokraci-Kaq Shpifja ndalohet e jo humori apo sarkazma e satira.Njerëzit kanë të drejtë me u prekë,me e pëlqy humorin tënd apo mos me dashtë e edhe me reagu po ti s’bën Me dashuri-shoku yt i fëmijërisë,kolegu Naser Rafuna.PSLavdi UÇK-së, ushtarëve dhe liderëve.të saj që ishin shkaku i Lirisë që Gëzojmë”, ka shkruar Rafuna në Facebook./ 21Media
 

Back to top button