Gjatë 24 orëve regjistrohen më tepër të shëruar sesa të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, nga 3 mijë e 506 testime të kryera janë regjistruar 848 raste të reja me virusin korona. 451 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (848) janë regjistruar 116 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1 mijë e 369 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 11 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 10.02. deri 19.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 294 mijë e 407 raste, prej të cilëve 279 mijë e 695 janë shëruar, kurse 8 mijë e 937 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 5 mijë e 775 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button