Naser Sahiti zgjedhet rektor i UP-së

 

Pas intervistimit të kandidatëve, Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se Naser Sahiti është zgjedhur rektor i UP-së.

Sahiti, profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ka marrë 7 vota, kurse kandidati Faton Berisha 2 vota dhe kandidati tjeter Blerim Rexha, asnjë votë.

Sipas statutit të UP-së, mandati i rektorit është 4 vjeçar.

Sahiti, në paraqitjen e parë si rektor para gazetarëve, u zotua se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në UP. Ai ka thënë se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastruktures në UP do të jetë prioritet i tij.

Back to top button