Për pesë muaj në Prishtinë kanë vdekur 35 persona me COVID-19

 

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja dhe me fatalitet të infektuar me COVID-19.

Nga 20 marsi e deri më sot në Prishtinë janë shënuar 3 mijë e 724 raste me COVID-19 prej të cilave 1 mijë e 480 raste të tjera janë ende aktive.

Ahmeti ka treguar se bazuar në të dhënat e IKShPK-së 2 mijë e 209 pacientë janë shëruar dhe 35 të tjerë që kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

“Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve e reja me #covid19 dhe fataliteteve si pasojë dhe kjo është thirrje për më shumë kujdes e disciplinë mes nesh! Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 3724 raste me #covid19 prej të cilave 1480 raste janë ende aktive. Kemi 2209 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 35 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tutje ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse.

“Mbajtja e maskës, dezinfektimi i duarve dhe respektimi i distancës fizike mbeten tri rregullat kryesore dhe masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rendimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë, pa përjashtim, e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Ahmeti.

Back to top button