Natalia Bryant bën debutimin në Met Gala me një paraqitje të veçantë

Të gjithë me sy nga Natalia Bryant në paraqitjen e parë të saj në Met Gala 2021.
Vajza 18 vjeç e Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant shkëlqeu me një fustan në formë baloni, me sandale të kombinuara dhe flokë në një stil inspiruar në vitet e 60-ta.
Fustani është dizajnuar nga Conner Ives.



Natalia e cila dëshiron të jetë një modele e ardhshme, veçse ka marrë hapat e para pasi ka nënshkruar një kontratë me kompaninë IMG Models në shkurt të këtij viti.
Gjithashtu, 18 vjeçarja foli edhe për nënën e saj Vanessa, e cila është një mbështetje e madhe për të dhe se sa shumë ia ka lehtësuar punën asaj, në rrugëtimin e ri.
“Përgjatë viteve më mësoi se bukuria dhe siguria vjen nga brenda. Unë gjithmonë kam qenë e interesuar në industrinë e modës, prej kur mbaj mend kam dashur të bëhem një modele”, tha Natalia.
Kujtojmë se, Met Gala u mbajt më datë 13 shtator në New York./21Media

Back to top button