Lajçak takon Abazoviqin: Është jetike mbajtja e orientimit të qartë të Malit të Zi drejt BE-së

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet në Mal të Zi.
Përmes një postimi në Twitter Lajçak ka theksuar që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt Bashkimit Evropian.
“Mirënjohës për diskutimin shumë të qartë dhe të hapur me zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviq, rreth zhvillimeve të fundit në Malin e Zi. Theksova që është jetike mbajtja e një orientimi të qartë strategjik drejt BE-së”, ka shkruar Lajçak./21Media 

Back to top button