NATO aktivizon planet e mbrojtjes për Evropën Lindore

NATO do të rrisë forcat tokësore, detare dhe ajrore në krahun e saj lindor mes “sulmit të tmerrshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha aleanca e sigurisë në një deklaratë të enjten.
“Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike dhe do të kenë pasoja gjeostrategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve”, thuhet në deklaratë.
Pak më parë u raportua se një valë e dytë e sulmeve me raketa goditi Ukrainën.
Autoritetet në Kiev thonë se vala e parë, e nisur menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një operacion ushtarak të enjten në mëngjes, goditi qendrat e komandës ushtarake dhe ndërtesa të tjera në disa qytete të Ukrainës./21Media

Back to top button