NATO dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

 
Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike(NATO) ka lëshuar një deklaratë duke dënuar “sulmin e tmerrshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, duke e quajtur atë “krejtësisht të pajustifikuar dhe të paprovokuar”.
Aleanca e mbrojtjes, e cila numëron Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe shumë vende evropiane si anëtarë, ka dënuar gjithashtu Bjellorusinë për “mundësimin” e sulmit, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv
“Ky sulm është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së”, tha NATO. “Kjo përbën një akt agresioni kundër një vendi të pavarur paqësor”
Më tej në deklaratë thuhet:“Veprimet e Rusisë përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë euro-atlantike dhe ato do të kenë pasoja gjeo-strategjike. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë aleatëve”./21Media

Back to top button