NATO dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik në Shqipëri nga Irani.
Stoltenberg ka thënë se NATO do t’i ofrojë mbështetje vendit.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik në Shqipëri, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shkroi Stoltenberg.
I strongly condemn the recent cyber attack on #Albania, which Tirana & other Allies have attributed to Iran. #NATO & Allied experts are providing support. NATO is committed to continue raising our guard: to deter, defend against & counter cyber threats. https://t.co/JoH2cEqNzp
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) September 8, 2022
Ndryshe, Irani, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është përgjegjes për agresionin kibernetik të kryer atje më 15 korrik të këtij viti./21Media
|m1\-w|m3ga|m5