Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani i uron shërim të shpejt Mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.
“Në dritën e raporteve në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth sot, mendimet dhe urimet tonat janë me Mbretëreshën, familjen mbretëore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Osmani.


Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në njoftimin e Buckingham Palace./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button