NATO dënon sulmin ndaj EULEX-it: Jemi të gatshëm për të zbatuar mandatin tonë

NATO i është bashkuar aleatëve dhe BE-së për të dënuar sulmin e fundit ndaj patrullës së EULEX-it me shok-bombë.
“Ne bashkohemi me Aleatët e #NATO-s dhe BE-në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse në një @EULEXKosovo patrullë zbulimi mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Lungescu ka thënë se “KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë”.
“Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, u shpreh ajo./21Media
We join #NATO Allies & the #EU in strongly condemning the stun grenade attack on a @EULEXKosovo reconnaissance patrol last night. Any such attacks are unacceptable & those responsible must be held to account.
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 11, 2022