Të hënën priten reshje bore në vend

Në vend gjatë javës së ardhshme pritet të mbajë mot i ftohtë, me reshje shiu e me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën në Kosovë pritet të mbajë mo kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Të martën, parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.
Të mërkurën, parashihet mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë, por në fushat termike parashihen ndryshime.
Sipas IHMK-së, minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maskiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Të enjten parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Të premten, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksimale gjatë javës.
Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius./21Media

Back to top button