NATO e konsideron të rrezikshme vendosjen e forcave bërthamore në gatishmëri
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se urdhëri i presidentit Vladimir Putin për ushtrinë ruse për të vendosur forcat e saj bërthamore në nivelin më të lartë të gatishmërisë është “i rrezikshëm” dhe “i papërgjegjshëm”.
Kjo shton agresionin e liderit rus mbi Ukrainën, thotë Stoltenberg.
“Sigurisht kur kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë – duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur, sovran, duke kryer pushtim të plotë të Ukrainës – kjo shton seriozitetin e situates”, ka thënë Stoltenberg.
Ndryshe, Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit të vendit të tij që përfshijnë armët bërthamore, të vendosen në gatishmëri të lartë.
“Zyrtarët e lartë në vendet udhëheqëse të NATO-s i kanë lejuar vetes të bëjnë komente agresive për vendin tonë, prandaj urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të vendosin Forcën e Parandalimit të Ushtrisë Ruse në gatishmëri luftarake”, ka thënë Putin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?