NATO i kërkon Rusisë të ndalojë luftën “menjëherë”
Liderët e NATO-s kanë thënë se po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve “në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 gradë”.
“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të kundërshtuar ndikimin e dëmshëm të Rusisë”, është thënë në deklaratë, duke përmendur edhe mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike, shkruan BBC.
Udhëheqësit vlerësuan popullin e Ukrainës, duke thënë se “ka frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë”.
Në deklaratë i është bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin “që menjëherë të ndalë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina”./21Media