“NATO-ja e ndaloi shfarosjen e një populli”

Kuvendi në seancë të veçantë për 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s
Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë të veçantë për ta shënuar 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në vendin tonë. Fillimisht me një minutë heshtje u nderua jeta dhe vepra e sekretares amerikane, Medlin Ollbrajt. Ndërsa, për 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, liderët politikë thanë se Aleanca Veriatlantike ndërhyri në Kosovë për të parandaluar shfarosjen e një populli, ndërhyrje kjo që i dha mbështetje luftës së drejt të UÇK-së për liri. Ndërsa, gjenerali Vesli Klark përmes një video-mesazhi për këtë përvjetor, tha se ndërhyrja e NATO-s i dha shpresë dhe dritë gjithë botës.(Përgatiti: Donika Osmani Mehmeti, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button