NATO paralajmëron Rusinë për pretendimin për ‘bombë të pistë’

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi Rusinë për pretendimin e saj “të rremë” se Kievi mund të përdorë një “bombë të pistë” – eksplozivë konvencionalë të mbushur me material radioaktiv.
Jens Stoltenberg shkroi në Twitter se aleatët e NATO-s “e hedhin poshtë këtë pretendim” dhe “Rusia nuk duhet ta përdorë atë si pretekst për përshkallëzim”.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu bëri komentet për bombë në një telefonatë me homologun e tij britanik, Ben Wallace.
Ukraina dënoi gjithashtu vërejtjet. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kjo do të thotë se vetë Rusia mund të përgatiste një sulm të këtij lloji.
Të dielën, Shoigu zhvilloi gjithashtu një mori telefonatash me ministrat e mbrojtjes të SHBA-së, Francës dhe Turqisë, duke shprehur alarmin e Moskës. Ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur akuzat e tij.
Ai tha se ishte “i shqetësuar për provokimet e mundshme nga Kievi që përfshijnë përdorimin e një bombe të pistë”.
Komandantët e tjerë të lartë rusë bënë të njëjtin pretendim./21Media

Back to top button