NATO shqyrton kërkesën e Afganistanit
Stoltenberg tha se po shqyrtojnë kërkesën dhe se vendimin do ta marrin për disa javë
NATO po shqyrton kërkesën e qeverisë afgane për dërgimin në këtë vend të disa mijëra ushtarëve dhe për disa javë do të merret vendimi lidhur me këtë, deklaroi të mërkurën në Londër sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.
“Po shqyrtojmë kërkesën. Vendimin do ta marrim për disa javë”, tha Stoltenberg, duke shtuar se këtu nuk bëhet fjalë për “kthim në operacione luftarake” në Afganistan.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?