“PDK-ja është promotor për rrënimin e qeverisë”

Gjatë seancës plenare ku pikë e rendit të ditës është mocioni i mosbesimit i ngritur nga opozita

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi tha se koalicioni po rrënohet pasi është ndërtuar mbi interesa personale.  Ai theksoi se vetë PDK-ja është promotor për rrënimin e qeverisë.

Kelmendi gjatë fjalës së rastit përmendi edhe gjendjen e arsimit duke thënë se edhe ministrisë duhet t’ia ndrrojmë emrin duke ia bërë “Ministria e PISA-s”, përmendi edhe të metat e shëndetësisë, policisë etj.

Deputeti i pavarur tha se nuk është mirë të thirrët në emrin e popullit sepse populli do të thirrët në qershor.

Në fund të fjalës së tij gjatë seancës së jashtëzakonshme ngriti një pyetje “Cili është mashtrimi i radhës, pasi që më herët ishin premtimet për 200 mijë vende të punës?”./21Media

Back to top button