NATO thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Bosnje dhe Hercegovinën për stabilitetin rajonal

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO, Radmila Shekerinska, ka bërë të ditur se Aleanca ka zhvilluar një shkëmbim të rëndësishëm me Presidencën e Bosnjes dhe Hercegovines, duke përfshirë edhe një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Sipas saj, dialogu i nivelit të lartë  mbetet thelbësor për forcimin e bashkëpunimit dhe garantimin e sigurisë afatgjatë në vend. Ajo nënvizoi përkushtimin e NATO-s për të mbështetur stabilitetin në Ballkani Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.

“Këto takime janë të rëndësishme për të vazhduar një dialog të fuqishëm dhe për të forcuar partneritetin tonë,” theksoi Shekerinska.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button