Navalny përballet me akuza të reja

Alexei Navalny ka thënë se është akuzuar me çështje të re penale, e cila mund t’i kushtojë 15 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Kjo u bë e ditur në rrjete sociale, ku ai thotë se po akuzohet për krijimin e një organizate ekstremiste dhe nxitje të urrejtjes ndaj autoriteteve.
“Ndoshta Putin fshtësisht më do, çfarë mund të them?! Si mund ta shpjegojë ndryshe faktin se as tetë ditë më nuk kanë kaluar që nga shpallja e vendimit të fundit dhe sot më njoftojnë se po akuzohem për një tjetër çështje?”, u shpreh Navalny.
Navalny ka thënë vazhdimisht se akuzat e Rusisë kundër tij janë të motivuara politikisht./21Media

Back to top button