Navalny publikon fotografi nga spitali
Politikani opozitar rus, Alexei Navalny ka publikuar një fotografi duke zbritur shkallët, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilatori.
Navalny u sëmur papritur gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht. Disa ditë më vonë u dërgua për mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thanë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.
“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram.
Ai tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?