Një tjetër vrasje trondit Durrësin, autori djali i ish-drejtorit të burgut

 

 

 

Një tjetër vrasje tronditi Durrësin pasditen e të shtunës, ende pa mbushur 24 orë nga ekzekutimi i ndodhur të premten pas një konflikti të çastit.

I.D. ka vdekur pasi ishte qëlluar me thikë në zemër. Autori i krimit sipas Policisë, është shtetasi A.K., djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote. Ai është shpallur në kërkim.

Ai punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë. Viktima I.D., ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. 34-vjeçari është dërguar në Spitalin e Durësit, por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.

 

Back to top button