Navalny punon për të kundërshtuar propagandën e Kremlinit

Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Alexei Navalny është në gjendje shpirtërore të mirë dhe po punon shumë për të kundërshtuar propagandën e luftës së Kremlinit, tha shefi i tij i shtabit për BBC.

Leonid Volkov tha se ai mori një shënim nga Navalny të premten dhe avokatët e tij e vizitojnë atë pothuajse çdo ditë.

“Ai nuk është i dëshpëruar, gjendja e tij morale është shumë e mirë dhe ai është shumë i përfshirë në mënyrë aktive në punën që po bën Fondacioni Kundër Korrupsionit për të arritur më shumë rusë me kundërpropagandë”, tha Volkov.

Navalny – dënimi i të cilit u zgjat së fundmi me nëntë vjet – po punonte për të “rritur koston e kësaj lufte për Vladimir Putin”, shtoi Volkov.

Lideri i opozitës u ka bërë thirrje rusëve të demonstrojnë kundër luftës. 

Mijëra demonstrues janë arrestuar në Rusi./21Media

Back to top button