Zelensky: Deti nuk do të jetë i qetë për ta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sonte deklaroi se vendi u ka dhënë “goditje të fuqishme” forcave pushtuese.

“Gjatë javës së kaluar, Forcat tona të Armatosura heroike i kanë dhënë armikut goditje të fuqishme. Humbje të konsiderueshme”, tha ai.

“Thonë se ministri i Mbrojtjes i Rusisë është zhdukur diku”, shtoi ai, duke iu referuar zhdukjes së raportuar të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili nuk është parë në publik që nga 11 marsi.

Megjithatë, Shoigu u shfaq për disa sekonda të enjten pas një mungese gati dy-javore në një takim televiziv që Putin po zhvillonte me ministrat e qeverisë.

“I jam mirënjohës mbrojtësve tanë që u treguan pushtuesve se deti nuk do të jetë i qetë për ta edhe kur nuk ka stuhi. Sepse do të ketë zjarr”, shtoi Zelensky.

Zelensky shtoi se vuajtjet në Mariupol po përkeqësohen, pasi dhjetëra mijëra njerëz janë të bllokuar pa ushqim, ujë apo ngrohje, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Situata në qytet mbetet tragjike. Absolutisht tragjike. Ushtria ruse nuk lejon asnjë ndihmë humanitare në qytet”, shtoi Zelensky./21Media

Back to top button