Ndahen 10 milionë e 900 mijë euro për implementimin e pakos emergjente fiskale

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë në detyrë të Kosovës është marrë vendim për ndarjen e 10 milionë e 900 mijë eurove për implementimin e pakos emergjente fiskale.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në harmoni me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka kërkuar nga Qeveria që të aprovojë vendimin për ndarjen e 10,900,000.00 eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e datës 30 mars 2020.

“9,400,000.00 euro janë ndarë për Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe 1,500,000.00 euro për Ministrinë e Financave dhe Transfereve.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Mjetet e ndara do të merren nga kontigjenca në Ministrinë e Financave dhe Transfereve në kategorinë e shpenzimeve dhe mallrave dhe nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve./21Media

Back to top button