Ndahen çmimet e kinematografisë për vitin 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimet vjetore për kinematografi.
Triumfuan Blerta Basholli e aktori post-mortem Abudrrahman Shala.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i cili i është dhënë laureatit Shala, aktor, ndërsa Çmimin Vjetor për Kinematografi e ka fituar regjisorja Basholli.
Basholli pranoi çmimin nga kryeministri I Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq familjari i Abduhrraman Shalës, Genc Shala e pranoi çmimin nga ministri Hajrulla Çeku në emër të familjes.
Në anën tjetër, me ftesën e MKRS-së, Kori Siparantum pati disa performanca të jashtëzakonshme që u ndjeken me duartrokitje nga publiku i pranishëm në sallë./21Media

Back to top button