Ndahen çmimet në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Që nga 20 – 26 tetori, Festivali i Teatrove në Ferizaj dha gjithsej shtatë shfaqje, duke shënuar kështu edicionin e 50-të dhe 51-të në të njëjtë kohë.
Sipas programit, festivali u hap me shfaqjen “Vizitë zonjës plakë” në Teatrin “Adriana” në Ferizaj dhe u mbyll me shfaqjen “Kosovo for Dummies” të Teatrit të Gjilanit, kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Teatrit “Adriana” Ferizaj.
Nga faqja zyrtare e Teatrit “Adriana”, u bënë të ditur emrat fitues të çmimeve kryesore.
Çmimi i jurisë së gazetarëve: Ernest Malazogu.
Çmimet e jurisë profesionale:
– Kostumografia më e mirë: Mentor Berisha, Kosovo for Dummies, Teatri i Gjilanit.
Skenografia më e mirë: Petrit Bakalli, Provo edhe një herë, Sam, Teatri Bekim Fehmiu – Prizren.
Roli më i mirë epidosik: Vlora Dervishi, Farsë në Varvolth, Teatri Hadi Shehu – Gjakovë.
Roli më i mirë dytsorë: – grua: Donikë Ahmeti, Bob Vatson bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht, Teatri Dodona – Prishtinë.
Roli më i mirë dytsorë: – burrë: Tristan Halilaj, Brinat, Art Image, Teatri AAB – Faruk Begolli.
Roli më i mirë – burrë: Ernest Malazogu, Provo edhe një herë Sam, Teatri Bekim Fehmiu – Prizren.
Roli më i mirë – grua: Vjosa Abazi, Vizita e Zonjës Plakë, Teatri Adriana – Ferizaj.
Çmimi special i jurisë: Takime në burg. – Teatri Avdush Hasani – Podujevë.
Regjia më e mirë: Blertë Neziraj – Kosovo for Dummies, Teatri i Gjilanit.
Shfaqja më e mirë: Provo edhe një herë, Sam. Regjisor: Ilir Bokshi, Teatri Bekim Fehmiu – Prizren./21Media

Back to top button