Kaloni te përmbajtja kryesore

Publikohet programi i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Nga 20-26 tetor, Festivali i Teatrove në Ferizaj do të japë gjithsej shtatë shfaqje.
Si pasojë e Covid-19, edicioni i 50-të ishte anuluar, kështu që dy edicionet përkatësisht i 50-të dhe 51-të do të mbahen në të njëjtën kohë.
Sipas programit, festivali hapet me shfaqjen “Vizitë zonjës plakë” të Teatri “Adriana” në Ferizaj dhe mbyllet me shfaqjen “Kosovo for Dummies” të Teatrit të Gjilanit, kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Teatrit “Adriana” Ferizaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button