Ndahen çmimet për dramën origjinale shqipe “Katerina Josipi” 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë tri çmime për dramën origjinale “Katerina Josipi” 2023 për nder të 100-vjetorit të lindjes të saj. Çmimin e parë për dramën shqipe e fitoi aktori Astrit Kabashi, me dramën “Gërrdia”, vendin e dytë, Jeton Neziraj me dramën “Uellsi ka një mbret” dhe të tretin, Florent Kurtalani me dramën “Marshi i Hijeve të Diellit”.

Këto tri çmime i ndau i ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku. Vendimet për çmime ministri Çeku, i ndau në bazë të vlerësimeve të jurisë.

Ministri Çeku tha me këtë rast se po bëhet kultivimi i dramës që shihen në teatër.

Në emër të jurisë, Ilire Vinca tha se kanë pasur fatin t’i kenë 18 drama konkurruese.

Ajo pati disa fjalë edhe për dramën fituese “Uellsi ka një mbret”.

Back to top button