Ndahen Fjolla dhe Fisniku?

Që nga dje është përfolur për një ndarje të mundshme të çiftit të njohur të estradës, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla.
E gjithë kjo sepse dyshja kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, gjithashtu, ata as nuk ndjekin me njëri – tjetrin në rrjetin social, Instagram dhe kjo është vënë re menjëherë nga ndjekësit e dyshës.



Fisniku ka fshirë nga lista e ndjekësve në Instagram edhe vajzën e Fjollës, Ledianën dhe e njëjta ka vepruar njësoj.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2020, Fjolla dhe Fisniku kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Maldive./21Media

Back to top button