Prapaskenat e fotografive të përkryera në Instagram

Çfarë i duhet një personi për të bërë një fotografi të mrekullueshme? Epo, kjo varet tërësisht nga secili person, disa kanë nevojë për një aparat fotografik, të tjerët duan një vend të përsosur, ndërsa disa janë më të shqetësuar për këndin ose ndriçimin e fotografisë së tyre.
Në rastin e fotografit Nigerian, Ibor Edosa Victor, megjithatë, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me vetë mjedisin, por më tepër me vizionin dhe mënyrën se si mund të përfitoni nga gjërat përreth jush, trnsmeton rtv21.tv.
Me mbi 189 mijë ndjekës, Ibor u tregon fansave të tij se nuk ka domosdoshmërisht nevojë për cilësime perfekte për të bërë një fotografi të mahnitshme. Fotografi ndan me kënaqësi prapaskenat e fotografive të tij! Qasja e tij unike ndaj artit të fotografisë është tashmë mjaft mbresëlënëse, por të shohësh se si bëhen fotografi të tilla në kohë reale është edhe më interesante./21Media

Back to top button