Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndahen gati 13 milionë euro për subvencionim të blerjes së librave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike, ku është vendosur që gjashtë milionë e 323 mijë euro të ndahen për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe gjashtë milionë e 617 mijë euro të tjera për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

Debati rreth librave ndjek polemika të shumta, pasi për herë të parë pas disa viteve u vendos që librat të bliheshin nga vetë prindërit, pasi që Qeveria nuk ra dakord me libraritë për blerje direkte, por në vend të kësaj vendosi që prindërit të blejnë vetë librat për fëmijët, e më pas të aplikojnë për subvencionim të tyre deri në vlerën 80 euro.

Kjo ishte mbledhja e 157-të e Qeverisë. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button