Ndahen Kendall Jenner dhe Devin Booker?

Modelja, Kendall Jenner dhe lojtari i NBA, Devin Booker i kanë ndarë rrugët, sërish.
Dyshja u lidhën në qershor të vitit 2020, deri në qershor të vitit 2022, ku njoftuan se i kanë dhënë fund romancës së tyre për shkak të orarit të ngjeshur të të dyve.
Por, nuk qëndruan larg njëri-tjetrit për shumë kohë, romanca mes tyre u rindez në gusht të këtij viti.
Megjithatë, sipas burime të People, dyshja kanë vendosur që t’i ndajnë sërish rrugët.
“Të dy kanë orare tepër të ngjeshur për momentin me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë atë prioritet. Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe dëshirojnë vetëm më të mirën”, ka thënë një burim për People./21Media

Back to top button