Gërvalla priti homologun e saj italian, Antonio Tajani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Ministrja Gërvalla dhe homologu i saj italian, Antonio Tajani, pas takimit, në ambientet e MPJD-së do të mbajnë konferencë për media.
Në Kosovë po qëndron edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.

Back to top button